6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiç e quan “armike të shtetit” – Tepiç: “Kur je njëherë kriminel, mbetesh gjithmonë kriminel”

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nënkryetaren e Partisë për Liri dhe Drejtësi , Marinika Tepic e quajti “armike e shtetit” dhe e ofendoi mbi baza nacionale duke e “cilësuar” si rumune.

Kjo e fundit kësaj akuze të Vuçiç, iu përgjigj se “kur je njëherë kriminel, mbetesh gjithmonë kriminel”.

- Advertisement -

Vuçiç hodhi akuza të rënda duke thënë se “Tepiç nuk ka lënë gjë pa bërë kundër shtetit” dhe vazhdoi të fliste mbi baza “kombëtare” të saj.

Ndërkaq i menjëhershëm ishte reagimi i bartëses së listës së koalicionit opozitar.

- Advertisement -

“Vuçiç vazhdon të mbjellë gjak të keq mes njerëzve. Mua më deklaron armike të shtetit pas bashkimit të opozitës, por edhe prindërit e mi”, shkroi ajo në Twitter.

“Ai dërgoi drejtorin e tij të Televizionit Pink këtë mëngjes. Përndjekësi është në gjumë, por unë jo. Ne po dërgojmë 100 për 1 në histori. Kur je njëherë kriminel, mbetesh gjithmonë kriminel”.

- Advertisement -

Marinika Tepiç, është përzgjedhur bartëse e listës në Zgjedhjet Parlamentare që mbahen në prill në Serbi, pasi u arrit koalicioni mes tre partive më të mëdha opozitare.

Partia për Liri dhe Drejtësi, Partia Popullore dhe Partia Socialdemokrate u bënë bashkë në garën kundër Vuçiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit