Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se është gjithmonë nervoz kur takohet me presidentët e SHBA-së dhe të Rusisë, por që sipas tij e ka më të lehtë të flasë me Vladimir Putin, sepse ai nuk i bën presion me çështjet që kanë lidhje me Kosovën.
Ai madje tha se “dridhet” kur takon Putin-in dhe se atë e ka takuar tashmë 19 herë radhazi dhe çdoherë kishte nervozën e njëjtë.
Vuçiq madje duke shpalosur përvojat gjatë këtij mandati tha se do të veçonte bashkëpunimin që ka patur me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
Presidenti serb tha se me të është gjithmonë i gatshëm të fillojë një betejë apo të zgjidhë problemet nga skena politike.