1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vucic kërkojnë leje që ta vizitojë Kosovën me Djuricin, Vulinin e Petkovicin: Qeveria ju thotë JO

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic,ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën së bashku me korrierët e tij.

Vucic ka kërkuar që të vijë në Kosovë i shoqëruar me dy radikalët që i ka nën kontroll, me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Djuric, ky i fundit i arrestuar dhe dëbuar nga Kosova.

- Advertisement -

Po ashtu me Vucicin, i shoqëruar është thënë se do të jetë edhe shefin i ri i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.

Kërkesa e Vucicit është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla.

Në këtë letër, Vucic ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

- Advertisement -

Mirëpo, media ka mësuar nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme se një vizitë e tillë nuk do të lejohet dhe leja e tyre për ta vizituar Kosovën është refuzuar tanimë.

MPJ e ka cilësuar si provokim rreth situatës së fundit në lidhje me Gjykatën Speciale, deklaratat e Vucicit për luftë dhe sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit