Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, me rastin e ceremonisë së përkujtimit të operacionit “Haliard” të evakuimit të pilotëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk lëshoi rastin të flasë rreth dialogut me Kosovën, ku vlerësoi palën kosovare se nuk janë gjendje të kuptojnë se kompromisi është e vetmja zgjidhje. Këtë e bëri derisa po krenohej sesi marrëdhëniet me SHBA’në janë përmirësuar, duke lavdëruar presidentin amerikan Trump që i dha një shtysë këtij përparimi e duke të tërhequr vërejtjen se ka kohë që të arrihet marrëdhënia që duan.
Vucic së pari u mor me pretendimet e mediave në Mal të Zi që e kanë akuzuar për “përtëritjen e perandorisë së Dusanit”, duke u përgjigjur se Beogradi respekton të gjithë fqinjët dhe synon paqen në rajon, e si gjithmonë me një ankesë anash shtoi se “të gjithëve ju lejohet ndërhyrje ditore në çështjet e brendshme të Serbisë.”
“Të gjithë e bëjnë këtë, të mos flas për pranimin e Kosovës. Do të shihni për disa ditë të dhënat sesa kishte në mediat e rajonit tekste jo vetëm kundër pushtetit të Serbisë por edhe të vet Serbisë. Thelbi është se janë të shumtë ata që duan që Serbia të mbetet gjithmonë e dobët. Ne nuk na intereson të ndryshojmë kufijtë, por të kemi bashkëpunim ekonomik sa më të mirë me të gjithë dhe të respektohen të drejtat e popullit serb në rajon” tha Vucic.
Ai u pyet rreth anulimit të raundit të radhës së bisedimeve në Bruksel mes ekipeve të Kosovës dhe Serbisë, e tha se ka njohuri se kjo është pasojë e faktit se në mesin e njerëzve të kryesuesve të ekipeve ka të infektuar me koronavirus.
Përsëri Vucic shtoi një ankesë, tani për kosovarët pas ankesës ndaj pretendimeve të mediave në Mal të Zi dhe deklaratave të politikanëve atje për lojën e tij të dyfishtë, siç thuhej se ai nuk deshi rrëzimin e Djukanovic nga pushteti, por vetëm ta dobësimit ca të tij.
“Ne ishim të gatshëm për bisedime pa marrë parasysh që pala tjetër nuk ishte. Diçka duhet të ndryshoj tek ta, ta kuptojnë se zgjidhje e kompromisit është e ajo e vetmja. Për bisedime jemi gjithmonë të gatshëm, dhe për vendime të vështira po ashtu pasi të lehta nuk ka, por për tango nevojiten dy” tha Vucic.
Ai u pyet edhe për atë se kush ishte që propozoi që liqeni i Ujmanit të emërohet “Liqeni Trump”, Vucic tha se nuk është sigurt nëse ishin amerikanët apo serbët, por shtoi se kjo nismë nuk e befason pasi serbët në Kosovë e duan presidentin e SHBA’së, sipas tij.
“Çfarëdo që do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, askush nuk do të heqë dorë nga fjala e tyre si dhe marrëveshjet e arritura.” Ai vlerësoi se ishte Donald Trump që dha një shtysë përmirësimit të marrëdhënieve mes Serbisë e SHBA’së, për çka e veçoi në falënderim Ambasadorin Amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.