4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçic në tortën për ditlindjen e tij “Kosova pjesë e Serbisë”

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq festoi dje 52-vjetorin e tij të lindjes. Këtë ditë të veçantë, lideri serb vendosi ta kalojë me familjarët dhe në rrjete sociale duket duke ngritur dolli me djalin e tij, Danilo.

- Advertisement -

Por ajo që i tërhoqi vëmendjen ndjekësve ishte torta e ditëlindjes.

Torta e Vuçiq është në formën e hartës së Serbisë, por me një ndryshim. Për t’i “realizuar” dëshirën, në hartë përfshihet edhe Kosova.

- Advertisement -

Danilo dhe unë. Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka!”, -shkruan Vuçiq.

Serbët kanë dalë hapur në mbështetje të Rusisë dhe nuk kanë pranuar të vendosin sanksione.

- Advertisement -

Beogradi ka patur goxha protesta, pasi janë në mbështetje të Rusisë në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë. Në krahun tjetër, zhvillimet i kanë ndjekur me vëmendje dhe në Kosovë.

Kryeminstri Albin Kurti ka qenë i qartë me fjalët e tij dhe sinjalet që ka pasur. Ai i druhet një ideje që Serbia të ndjekë shembullin e Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit