1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vucic për vizitën e Aliut në Serbi: ‘Një ministër i tyre ishte këtu në Beograd, ju as që e dinit’

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, gjatë paraqitjes së tij para mediave serbe rreth aksionit në veri, ka përmendur edhe vizitën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut që kishte në serbi. Ai ka thënë se vizita e tij as që ishte vërejtur, por nuk ndodh kështu edhe me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petcovic, kur viziton Kosovën.

Vucic duke folur për vendosjen e reciprocitetit në targa serbe, ka përmendur edhe vizitën që Liburn Aliu kishte në Serbi ditë më parë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se për vizitën e tij se askush nuk e vërejti, por kështu nuk ndodhë me Petar Petkcovic. Vucic ka ironizuar duke thënë se vetëm kur ky flet dhe jep deklarata që i pëlqejnë lartmadhërisë, Labin Kurti, mund të hy në Kosovë.

Një ministër i tyre ishte këtu në Beograd, ju as që e dinin, askush as që e verejeti, e kur duhet Petar Petcovic të shkoj, s’bën sepse ke folur gabimisht, deri atëherë kur ti të fillosh të jepesh deklarata që i pëlqejnë Albin Kurtit, lartmadhërisë së tij, atëherë mund të hysh në Kosovë, kështu ata vendosin se kush hynë e kush del , fare nuk mërzitën për marrëveshje dhe çdo detaj në anekset e marrëveshjet janë të rregulluara, s’kanë asnjë të drejtë të veprojnë kështu , pasi në çdo detaj të marrëveshjeve të vizitave është rregulluar”, tha Vucic ndër tjerash.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë ditë më parë në një vizitë zyrtare në Beograd ku ka diskutuar për hekurudhat, ndërsa Ministria që ai e udhëheq kishte njoftuar për vizitën e tij tek pas raportimit në media

- Advertisement -

Mbrëmë, ne e dinim se çfarë po planifikonte Prishtina. Sot, pas orës gjashtë, ato forca u zhvendosën në veri të Kosovës. Ky është inkursioni i gjashtë, por më brutal deri më tani,” tha Vucic, duke shtuar se në veri “po hiqen targat e një shteti sovran”.

Vucic akuzoi Prishtinën zyrtare se “nuk po i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja me Beogradin”.

- Advertisement -

Ne kishim dy marrëveshje, nga 2011 dhe 2016. Këto janë 4 marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Thelbi është se këto janë të ashtuquajturat tabela të KS, të cilat e zgjatën vlefshmërinë nga 2011 në 2016, dhe pastaj deri në vitin 2021. Detyrimi themelor i Prishtinës ishte formimi i asociacionit të komunave serbe”, tha ai.

Tutje ai ka folur edhe për diskutimet në Bruksel dhe kërkesat e Qeverisë së Kosovës.

Prishtina tha në dialogun e fundit se nuk do të diskutonte asgjë përveç të zhdukurve, dhe kur çështja doli, ata thanë se nuk do të bisedonin derisa Velko Odalovic ishte kreu i Komisionit. Ata na kërkuan për 22 lokacione, ne jemi hetuar 22. Dhe ata nuk hetuan 9 nga 10 që ne po kërkonim. Ne nuk mund të zëvendësojmë eshtrat e njerëzve sepse ata thonë se nuk do të bëjnë derisa të zëvendësojmë Velko Odalovic,” vuri në dukje Vucic.

Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë “që të mos bien në provokimet e Prishtinës”.

Porosia për qytetarët serbë në Kosovë. E dinë njerëzit tanë se ku ndodhen snajperët e tyre, e dinë se çfarë armësh kanë ata, njerëzit tanë i dinë të gjitha. I lusim njerëzit tanë të protestojnë të qetë dhe pa incidente”, tha Vucuc.

Vucuc ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10:00, për shkak të ngjarjeve të sotme në Kosovë. Para këtij takimi ai do të takohet edhe me përfaqësuesit e QUINT’it.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve serbë afër kufirit të Bërnjakut, pasi ata kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën.

Serbët protestuan për shkak të masave të reciprocitete të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit