1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vucic po kopjon ‘botën ruse’ të Putin, por Perëndimi nuk do të tolerojë Serbinë si Rusinë

Rekomandime

Serbia, përkatësisht presidenti Aleksandar Vucic që vendos për gjithçka në atë shtet, po provon të imponohet si forca kryesore në rajon, e idesë serbe po i shërben si shembull ideja e ‘botës ruse’ ka thënë Genadi Sisojev, që tërhoqi vërejtjen po ashtu se toleranca e perëndimit për Rusinë nuk vlen për Serbinë.

Genadi Sisojev që është korrespodent i medias ruse Komersant për Ballkanin paralajmëroi se kjo ide nuk është e mirë për Vucic pasi nuk Serbia nuk mund të krahasohet me Rusinë.

- Advertisement -

Ka ngjashmëri dhe përputhshmëri, por dhe një dallim kyç ka me kopjen e Vucic të Rusisë, që harron se roli i Rusisë dhe Serbisë nuk është i njëjtë. Ajo që i tolerohet Rusisë, Perëndimi nuk do t’ia toleroj Serbisë” tha Sisojev për radion malazeze Gradski Radio të Podgoricës.

Ai tha se Perëndimi në atëkohë ka përshëndetur ngritjen në pushtet të partisë së Vucic, për shkak të pranimit të Kosovës, pasi kuptuan se pushteti i atëhershëm në krye me Boris Tadic kurrë s’do ta bënte.

Megjithatë, sipas tij qëndrimi ndaj Serbisë po ndryshon në Perëndim dhe në Bashkimin Europian. E Rusia po provon të ruaj ndikimin në Ballkan, kryesisht përmes gazit.

- Advertisement -

Ka dy faktorë përmes të cilëve shtrin ndikimin, është Beogradi dhe Milorad Dodik në Republikën Serbe” tha Sisojev.

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në shënimin e 13 vjetorit të partisë së tij Lëvizja Socialiste ‘lëshoi’ idenë e krijimit të të ashtuquajturës ‘bota serbe’, duke theksuar se Aleksandar Vucic duhet të jetë president i gjithë serbëve.

- Advertisement -

“Detyra e kësaj gjenerate politikanësh është krijimi i botës serbe, të bashkoj gjithë serbët kudo që ata jetojnë” kishte thënë Vulin.

Deklarata e tij u prit me indinjatë dhe u dënua nga rajoni, ku ajo konsiderohej vazhdim i të ashtuquajturës ‘Serbia e Madhe’.

Si zakonisht Vucic i mohoi këto deklarata duke thënë se Serbia angazhohet për ruajtjen e kufijve ekzistues.

Pak kush ka besim në edhe në Serbi në këtë mohim të presidentit serb, që ka pasur rast t’i tërheqë vërejtjen ministrit të tij inatçi Vulin që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi me këto deklarata ambiciozee.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit