1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vucic rrit pazarin para takimit Bislimi-Petkovic: Me pushtetin në Prishtinë nuk mund të ketë normalizim, shpikin konfIikte të reja çdo ditë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë sot në Verona të Italisë se nuk është reale të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën, me qeverisjen aktuale atje, duke pasur parasysh lëvizjet e saj.

Një ditë para vazhdimit të dialogut të Brukselit në nivelin e negociatorëve kryesorë, Vuçiq i tha televizionit Pink se bisedimet do të jenë “torturë e rëndë” dhe se ai “në thelb nuk është një optimist”, por se nuk e di nëse do të ketë të jetë progres apo jo.

- Advertisement -

“Problemi thelbësor nuk është as çfarë do të thotë dikush dhe as çfarë do të zbatojë dikush. Është shumë më e rëndësishme nëse mund të normalizojmë marrëdhëniet me shqiptarët e Kosovës. Kam frikë se kjo nuk është realiste me këtë lloj qeverisjeje në Prishtinë”, tha Vuçiq në margjinat e Panairit Ndërkombëtar të Verës “Vinitali”.

Ai pretendon se qeveria e Kosovës “shpik konfIikte të reja dhe provokon serbët çdo ditë, me inkursione të pafundme në veri dhe duke i bindur ambasadorët e vendeve të Kuintit se duhet bërë sepse janë krimineIë”.

Vuçiq tha se Serbia do të përmbushë “gjithçka që tha se do të përmbushte” në kuadër të dialogut me Kosovën nën kujdesin e BE-së.

- Advertisement -

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Prishtinës në nivel të negociatorëve kryesorë, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, do të vazhdojë nesër në Bruksel për të hedhur hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. , për të cilën liderët e të dy palëve ranë dakord më 27 shkurt.

Takimi mes Petkoviqit dhe Bislimit do të jetë takimi i parë në kuadër të dialogut nën patronazhin e BE-së që kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti arritën një marrëveshje për aneksin e zbatimit të asaj marrëveshjeje më 18 mars në Ohër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit