1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiç “zbulon” një pikë të planit franko-gjerman

Rekomandime

Hapësira e Serbisë është e kufizuar në mikronë (1/1000 e milimetrës), tha me dramaticitet presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

“Na kanë skejuar qëllimisht” tha presidenti serb, duke komentuar propozimin franko-gjerman, për të cilin tha se do t’i përgjigjen brenda 24 orëve.

- Advertisement -

Një gjë që serbët duhet ta dinë, tha Vuçiç, është se çfarëdo vendimi të Kosovës që konfirmon shtetësinë e saj, mbështetësit perëndimor të Kosovës do ta afirmojnë.

Presidenti serb shpaloi edhe njërën nga premisat kryesore të propozimit franko-gjerman, gjë që, sipas tij, është e papranueshme për Serbinë.

“Palët janë në dijeni për paprekshmërinë e kufijve dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial si kushti themelor për paqe”, tha Vuçiç të jetë në propozimin e franko-gjerman, siç e citoi e përditshmja serbe “Danas”.

- Advertisement -

“Dhe vini re – ‘të dyja palët do të udhëzohen nga synimet dhe parimet e paraqitura në Kartën e OKB-së, veçanërisht ato të unitetit të të gjitha shteteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial”, vazhdoi të thotë ai.

Këtë pjesë të propozimit Vuçiç e quajti të papranueshme. “Dhe ju mund të mendoni se dikush mund të jetë duke bërë shaka ose çfarë?”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

“Neve na kërkohet të shkelim mbi ato parime për t’i arritur po ato parime të tyre. Dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë një rrahje e rëndë do të na ndjek për mirë”, tha mes tjerash presidenti serb.

BE dhe QUINT’i i dhënë të drejtë Kosovës, thotë Vuçiç

Vuçiç tha se ka pranuar një demarsh të koordinuar nga QUINT’i dhe BE’ja, ku pika 2 thotë se Serbia duhet të kuptojë se veprimi i Kosovës për çështjen e targave “KM, PZ etj” është legjitim dhe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, “por se problemi është koha dhe metoda”.

“Edhe sot edhe a të ditë, përfaqësuesve të QUINT’it u kam thënë se po mashtrojnë publikun sepse nuk kanë të drejtë nën asnjë marrëveshje”, ka thënë ai, derisa lexoi pikat e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë, raportuan mediat serbe, përcjell Reporteri.net.

“Ata shpikën legjitimetin e një vendimi, letre dhe paragragi që s’ekziston. Ajo çfarë QUINT’i, BE’ja dhe Prishtina po thonë nuk është askund e shkruar. Dhe atyre aq u bën. Ua theksova dhe s’mora as përgjigje”.

Targat KM, PZ, etj

Aleksandar Vuçiç tha se “targat KM do të mbeten” dhe se “serbët do të rezistojnë” ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Plani i Kosovës është që ato vetura të lëshojnë territorin Kosovës duke moslejuar që të kthehen më në territorin e Kosovës”, tha ai.

“Ajo me siguri do të hasë në rezistencën demokratike nga populli serb dhe shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe vrasjen e popullit të saj”, tha Vuçiç

Asociacioni i komunave serbe

“Kushtetuta e Kosovës nuk është mbi Kushtetutën e Serbisë”, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar konstatimin e ish-ambasadorit holandez në Prishtinë, Robert Bosch, i cili u shpreh se Marrëveshja e Asociacionit vetëm se do t’i sillte dëm Kosovës, dhe se rrjedhimisht ajo duhet të akomodohet në përputhje me aktin më të lartë juridik të vendit, përkatësisht Kushtetutën e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Na thonë, lërini të shkojnë në Kombe të Bashluara, kështu që ata ta themelojnë Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, sepse s’do të munden, siç thonë në jug të Serbisë. E para gjë për të bërë është të përmbushni çfarë keni nënshkruar, dhe atëherë do të diskutojmë më tej gjithçka në pajtim me normat ndërkombëtare të së drejtës publike”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

Deklaratën e ish-ambasadorit holandez në Prishtinë, Vuçiç e komentoi si deklaratë të të gjithëve që s’duan që në Kosovë të ketë Asociacion, që s’duan të ketë “Republikë Serbe” në Bosnje-Hercegovinë, si dhe “të të gjithë atyre që besojnë se çdo gjë është problem serb”, përcjell Reporteri.net.

“Ai na thotë se gjithçka duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. ‘Për çfarë atëherë paskemi negocuar, sa për aso asociacionesh ata mund t’i themelojnë një mijë të tilla, atëherë pse paskemi negocuar në Bruksel. Pse na kanë dërguar këtë plan, kur ajo është kundër Kushtetutës së Serbisë”.

Mes tjerash Kushtetutën e Kosovës, Vuçiç e quajti “kushtetutë të një shteti fiktiv” dhe shtoi se Kushtetuta e Serbisë “është kushtetutë e një shteti të njohur nga të gjitha vendet e botës”.

Presidenti i Serbisë vazhdoi të thotë se për të “nuk është befasi” që Asociacionin duan ta quajnë me një emër tjetër, derisa shtoi se “unë s’do të kërkojë të quhet me tjetër emër, por atë që kemi nënshkruar”, tha mes tjerash Aleksandar Vuçiç.

Në vitin 2015, vetë Serbia ishte ajo që ishte pajtuar që Marrëveshja për Asociacionin t’i nënshtrohej testit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, siç kishte kërkuar pala kosovare, përkatësisht, ish-kryeministri kosovar, Isa Mustafa, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës atëbotë kishte konstatuar se Asociacioni në fjalë shkelte mbi 20 nene të Kushtetutës, derisa konkludonte se Asociacioni një-etnik bie ndesh me “germën dhe frymën” e Kushtetutës së Kosovës.

ShBA dhe BE kanë kërkuar që Asociacioni të themelohet, por sidomos ShBA ka kërkuar decidivisht që ajo të mos devijojë nga Kushtetuta e Kosovës dhe të mos e cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Askush nuk dëshiron një “Republikë Serbe” në Kosovë, ka thënë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit