1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiç:Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët?

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë në një prononcim për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se mendon që është e nevojshme të ngriten kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve.

- Advertisement -

“Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçiç.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e polikës së tij karshi çështjes së Kosovës. “Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit” ka shtuar Vuçiç.

“Në tavolinë është e lejuar të vihet gjithçka prandaj unë po hesht. Kur dëgjoj marrëzi për, Medvegjën, Bujanovcin dhe ku e di se çka, unë nuk bëj zë. Le të thonë gjithçka që mendojnë, dhe do ta shohim a mundemi të mbërrijmë dhe deri një marrëveshje apo jo. Unë qartazi dyshoj, e shoh se nuk ka asgjë prej kësaj pune, shqiptarët në vend se të reduktojnë pritjet e popullit të tyre ata i rrisin ato, krejt e kundërta se si veproj unë këtu në Beograd dhe Serbi” deklaroi presidenti serb.

- Advertisement -

Në këtë deklaratë, Vuçiq ka folur edhe për rolin e faktorit ndërkombëtar në çështjen e Kosovës. “Kemi një qëndrim hipokrit të bashkësisë ndërkombëtare në të cilin nuk kanë rënë amerikanët. Ky qëndrim thotë se gjoja ndryshimi i kufijve, të cilët nuk e dinë ku janë por mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, hap kutinë e Pandorës. Po pse atëherë e keni hapur në vitin 2008, në vitin 2006 apo në vitet e 90’ta duke e shkatërruar Jugosllavinë? Çfarë keni bërë kështu?” ka shtruar pyetjen presidenti Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit