1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq: A do të më varnin në Washington apo në Bruksel?

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha të shtunën se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik.

“Unë as që kam reaguar. E lamë një ditë dhe më pas reagoi Ana (Bërnabiq)… Këtu nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon me bashkimin me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Ai pyeti se çfarë do të kishte ndodhur sikur ai të kishte thënë diçka të ngjashme, duke përmendur reagimin që sipas tij do ta bënte komuniteti ndërkombëtar.

“A do të më varnin në Washington apo në Bruksel?”, tha Vuçiqi duke tentuar të ironizojë.

“Idetë për Shqipërinë e Madhe nuk shkaktojnë shqetësim në BE… Viola von Cramon mendon se mund t’iu “shesë mend” të gjithëve dhe flet për gjithçka që po ndodh në Serbi.

- Advertisement -

Edhe pse është e ngarkuar për Kosovën, nuk i ka shkuar ndërmend t’i kritikojë deklaratat e Albin Kurtit, kur është fjala për hegjemoninë shqiptaromadhe, kjo është e zakonshme për ta… Ky është vetëm fillimi, ne do të kemi edhe shumë probleme… Çfarëdo që të bëjë Serbia, nga vetëmbrojtja politike, ata kurrë nuk do të jenë të lumtur”, ka thënë Vuçiqi.

Kryeministri Kurti të shtunën tha për revistën britanike “Monocle” se do të votonte pro në një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithsesi, ai përsëriti se referendumi do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.

- Advertisement -

“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit