Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka uruar Presidentin e ri të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.
Në urimin e tij të bërë përmes Twitter, Vuçiq ka theksuar mirënjohjen e tij për Presidentin Donald Trump, duke përmendur bashkëpunimin me të, të cilit e pret edhe nga pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Klan Kosova.
“Urime të sinqerta për Joe Biden”.
“Ju uroj juve urtësi dhe qartësi në përballjen me sfidat eksiztuese për të mirën e SHBA-së dhe mbarë botës”, është shprehur Vuçiq.
“Shpresoj që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju, sikurse që kisha me Donald Trump, për cfarë i jam tejet mirënjohës”.