Pas qëndrimit në Kosovë, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka udhëtuar drejt Beogradit, ku është pritur nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit, Vuçiq ka bërë të ditur se takimi me Lajçak ka qenë i hapur dhe kanë pasur biseda miqësore lidhur me dialogun.
“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Laçakun. Kur them e hapur, e mendoj vërtetë. Më kuptuat të gjithë. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, sipër fotografisë së publikuar nga takimi.