1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq flet pë ushtrinë serbe dhe të Kosovës: Nuk janë të fortë, por e kanë Bonsteelin dhe amerikanët

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të komentojë dokumentet jo zyrtare dhe të pakonfirmuara, që po rrjedhin në media si ‘non paper’ lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka folur edhe për forcën e ushtrisë serbe dhe të ushtrive të vendeve përreth. Për Kosovën thotë se nuk ka ushtri të fortë, por e ka bazën Bondsteel dhe ushtrinë amerikane pas vetes.

- Advertisement -

Presidenti serb, duke komentuar ‘non paper’-in e fundit tha se njohja e Kosovës, e përmendur në atë letër, është një gjë e vështirë dhe e papranueshme për Serbinë, “por se është një letër shumë më e mirë se Plani i Ahtisaarit dhe nga gjithçka që kemi marrë deri më tani”.

Në një intervistë për gazetën serbëve “Blic”, Vuçiq thotë se letra e fundit ka edhe gjëra të tjera të papranueshme, siç janë detajet për Mitrovicën.

“Është e vetmja zonë urbane që e kanë serbët dhe duan t’u marrin. Ka edhe gjëra të tjera. Letrën [non paper] e ka përpiluar dikush shumë kompetent, i cili kupton gjithçka. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ne”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Vlerëson se ky ‘non paper’ është shumë më i mirë se Plani i Ahitisaarit dhe se gjithçka që serbët kanë marrë deri më tani.

“Kjo tregon se ata që thonë se ju kurrë nuk mund të merrni një letër më të mire, nuk kanë të drejtë. Vetëm se ndonjëherë vjen, nuk po them që tani është kështu, një situatë ku në të vërtetë nuk ka më mirë”, tha Vuçiq, duke shtuar se “ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq duhej ta kuptonte – deri kur të mundeni, dhe kur më jo”.

- Advertisement -

“Kjo është në dorën e udhëheqjes së shtetit”, theksoi Vuçiq.

Duke iu përgjigjur konstatimit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po tregon vullnet të mirë për bisedime, Vuçiq tha se Kurtit do t’i duhet të tregojë vullnet dhe se do të jetë nën presion të madh, por theksoi se me këtë ai [Kurti] po tregton dhe dëshiron të thotë se është shumë i rëndësishëm.

“Po e tregon qëndrimin e tij ndaj dialogut, mosrespektim ndaj nesh dhe ndërmjetësuesve, por kjo i mbetet atij”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk është aspak i magjepsur me Kurtin.

Presidenti i Serbisë, ka folur edhe për forcën e ushtrisë serbe dhe atyre në rajon, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ai tha se theksoi se ushtria serbe nuk është më e dobët se asnjë ushtri tjetër e vendeve përreth, pa e llogaritur atë rumune dhe hungareze, dhe se ajo [ushtria serbe] po forcohet me shpejtësi.

Duke komentuar paralajmërimin e ministrit kroat të Mbrojtjes se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në synimin e saj për transformimin forcës së sigurisë në ushtri, si dhe për të rritur numrin e ushtarëve të saj në KFOR pesë herë, Vuçiq tha se ushtria kroate pesë vjet më parë ishte dy herë më e fortë se ajo serbe, por nuk jo edhe tash.

“Kroacia ka një ushtri shumë të fortë. Shqiptarët në Kosovë nuk janë në atë nivel, por e kanë Bondsteel-in dhe ushtrinë amerikane pas vetes. Le ta bëjnë ata punën e tyre. Serbia është një vend sovran dhe do të bëjë pjesën e saj. Unë me krenari mund të them sot se ushtria serbe nuk është më e dobët se  ndonjë ushtri tjetër në fqinjësi, pa llogaritur ato rumune dhe hungareze. Ne po forcohemi shpejt. Të gjithë të tjerët nuk janë më të fortë se Serbia”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit