3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vuçiq flet për përshpejtim të integrimeve, tregon vitin e anëtarësimit të Serbisë në BE

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur sot takime në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian. Vuçiq në Bruksel po qëndron pas Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit dhe pas vizitës që ka bërë në Moskë.

Temë e bisedimeve me europianët është procesi i bisedimeve.

- Advertisement -

Por, Vuçiq pas takimit me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka folur edhe për integrimin e Serbisë në BE duke e përmendur edhe afatin e anëtarësimit të shtetit të tij.

Derisa ka folur për vazhdimin e dialogut, Vuçiq ka thënë se procesi i integrimeve do të përshpejtohet për Serbinë.

Pres së shpejti vazhdimin e dialogut, para kësaj Samitin në të cilin do të jenë të pranishme dy vendet e rëndësishem për vazhdimin e dialogut të Beogradit dhe Prishtinë dhe për integrimet tona.

- Advertisement -

Mendoj se se thelbi është që Serbia ta përshpejtojë rrugën e saj europiane, por edhe se si do të marrë garanci nga BE, që nëse i përmbush kushtet ta marrë dritën e gjelbër për në Evropë” ka thënë Vuçiq.

Jam i bindur se me optimizëm po hyjmë në fazën e re të marrëdhënieve me BE’në. Besoh se është reale që në fund të mandatit të qeverisë së re t’i përfundojmë negociatat me BE’në, që nënkupton se do të ishte reale të anëtarësohemi në BE në vitin 2026. Ky është mendimi im, kjo është shpresa ime” ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit