5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq gris Marrëveshjen e Uashingtonit: Tash ia tregojmë qejfin Kosovës

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndërmarrë një lëvizje agresive pas qëndrimit të qartë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Në një takim që ka zhvilluar në një bazë ushtarake së bashku me ministrin kinez të Mbrojtjes, presidenti serb ka bërë të ditur grisjen publike të marrëveshjes së Uashingtonit që firmosi në prani të Presidentit Donald Trump dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë marrëveshje bëhet e ditur se Serbia do të ndalojë procesin e lobimit të ç’njohjeve të Kosovës. Por sot Vuçiç e ka riaktivizuar këtë akt politik të Beogradit.

Siç bën të ditur televizioni B 92, Vuçiç ka deklaruar nga kazerma ushtarake e Dedinjës në Beograd se: “Jam krenar për faktin që unë do të delegjitimoj shtetësinë e Kosovës”, e ka shtuar me ironi se këtë e bën “ndërsa Kurti është i interesuar për atë dialog”. “Kam frikë se atij i pëlqen të flasë më shumë me veten e tij. Lërini të bëjnë çfarë të duan dhe munden, ata thjesht tregojnë se kurrë nuk e dëshironin një dialog”, tha Vuçiç, duke hapur luftën reale me Kosovën.

- Advertisement -

Ndërkaq mediat serbe kanë shkruar me shqetësim mbi vendimin e ushtrisë së Kosovës për të ndërtuar një bazë ushtarake në Malin e Zveçanit.

Portali rus ‘Sputnik’ thekson se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërtojnë një bazë në një nga malet më të larta në rajonin verior të Kosovës, nga e cila të katër komunat në veri me një shumicë serbe të popullsisë dhe dhjetëra fshatra mund të shihen si në pëllëmbën e dorës.

- Advertisement -

Toka në majën e malit të Zveçanit, i cili është 1,010 metra i lartë dhe nga e cila mund të shihni qytetet e Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut, Zvecan dhe një pjesë të Zubin Potokut, si dhe dhjetëra fshatra, do të jetë alokuar në FSK. Një kamp i madh ushtarak do të ndërtohet atje, në të cilin do të vendosen njësi të ushtrisë amerikane dhe vendeve të tjera që janë pjesë e NATO-s, thekson ‘Sputnik’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit