1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq i përgjigjet pyetjes se a do ta njeh pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Ka përfunduar takimi në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Menjëherë pas takimit, nga i cili nuk pati asnjë marrëveshje, ka folur për mediat presidenti Aleksandar Vuçiq, ku mori një pyetje nga gazetari Kushtrim Sadiku.

- Advertisement -

I pyetur nga gazetari Sadiku nëse Serbia është e gatshme ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq thotë se Serbia është anëtare e OKB-së, por Kosova jo.

“Ne gjithmonë mbështesim Kartën e OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiq.

“Serbia është anëtare e OKB-së, por Kosova jo dhe ne gjithmonë e kemi mbështetur Kartën e OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë”, ka përfunduar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit