1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq-it i tingëlloi si marrëzi deklarata e djeshme e Hotit

Rekomandime

Presidentit serb nuk i ka pëlqyer deklarata e djeshme e kryeministrit kosovar. Prandaj e ka cilësuar si marrëzi.

“Një marrëzi” është epiteti që Aleksandër Vuçiq ia ka dhënë deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili dje, në vizitën e tij në Tiranë, foli për portin e Durrësit si pikë doganore për Kosovën.

- Advertisement -

Madje Vuciq ka shkuar edhe më tej duke thënë se çdo gjë që po dëgjon nga politikanët kosovarë po i duket marrëzi, shkruan B92, transmeton Insajderi.

“Çdo gjë që e dëgjoj nga deklarata e tyre është një marrëzi, jam ngopur nga marrëzitë e tyre”, pohoi ai.

“Ata edhe për dialog thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo mos hajdeni fare. Unë nuk negocioj për këtë”, ka deklaruar presidenti serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit