Pas deklaratave të vazhdueshme kërcënuese të Vuçiqit se do të futet në Kosovë, ka reaguar prof. Dr. Sulejman Mehazi.
Përmes një postimi në facebook, Mehazi thotë ‘më ngadalë Vuçiq se kanë ndryshuar kohërat’.
Sipas tij, tash do të ballafaqohet me Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës, është SHBA-ja, Shqipëria dhe NATO.
Mehazi shkruan se, kohërat kanë ndryshuar pasi më nuk do të përballen me civilët shqiptarë, ashtu si në të kaluarën.
Postimi i plotë:
Më ngadalë i “polako” Vuçiq tani më s’është koha kur lehtësisht dëboheshin civilët shqiptarë nga Nishi e këndej, kur rezistencën ndaj pushtetit tuaj e bënin civilët në mënyrë vetanake e grupore, tani para se të hyni në mes të civilëve të pa armatosur të Kosovës për të plaçkitur, dhunuar, djegur e vrarë e keni policinë e ushtrinë e Kosovës e keni Bonstilin, SHBA-në, Shqipërinë e NATO-s, po, trimëria juaj është dëshmuar me shekuj ndaj civilëve të Kosovës, tani aty e keni Ushtrinë e Policinë e Kosovës, “polako” Vuçiq se kanë ndryshuar kohërat!