-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Rekomandime

Në serbisht e shqip nga zyra e presidentit në Beograd, kumboi emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmend UÇK-në në kontekst të kërkesës së tyre që e kanë për autoritet e Kosovës për siç thotë ai hapjen e arkivave të gueriIes kosovare.

- Advertisement -

Ne po kërkojmë të dhënat se ku ndodhen va.rrezat masive me civil e ushtarë serbë por neve na kanë thënë se kjo arkiv nuk ekziston. Ne kemi gjetur dëshmi se kjo arkiv ekziston.

Mund ta gjeni këtë në librin që flet për krlmet e serbëve ndaj shqiptarëve, një libër që ata e kanë shpërndarë në krejt botën.” tha Vuçiq të mërkurën në konferencë për media.

Madje Vuçiq, flet edhe për autorin e librit.

- Advertisement -

Autor është Nusret Pllana. Ai deklaron se materialin e shfrytëzuar për përmbajtjen e këtij libri e ka marrë nga depoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por ata tani na sigurojnë se jo që nuk ka depo por as arkiva s’ka ekzistuar. Natyrisht që kjo bëhet për mos t’i rënë në gjurmë krlmeve të të ashtuquajturës UÇK”.

- Advertisement -

Paraqitjen nga presidenca Vuçiq e bëri Kryetari i Serbisë për siç tha të ju tregoj të gjithëve sesa vështirë e kishte takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të martën në Bruksel.

Vuçiq, deklaroi se nuk pajtohet me asnjërin nga katër propozimet e Kurtit që i hodhi në tavolinë për pajtim dhe se njohjen e shtetit të Kosovës ai kurrë nuk do ta bëjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit