“Asnjëherë nuk mund të thuhet me 100% siguri, por ne kemi bërë gjithçka që të mos ndodhë kjo dhe jam pothuajse i sigurt që do të jetë kështu”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se se çmimet e gazit dhe energjisë elektrike nuk do të ndryshojnë në vendin e tij.
Derisa për këtë çështje, ai ka folur edhe dhe nënstacionin e Valaçit, për të cilin tha se “ata në Kosovë duan të provokojnë konflikte për kidnapimin e Valaçit, ka tema politike që absolutisht nuk kanë të bëjnë me këtë temë”.
Vuçiq tha se nuk do të ketë kufizim të energjisë elektrike për serbët, por se situata në sektorin e energjisë në botë, por edhe në Serbi, është shumë e ndërlikuar dhe e vështirë, si në filmin “The Perfect Storm”.
“Asnjëherë nuk mund të thuhet me 100% siguri, por ne kemi bërë gjithçka që të mos ndodhë kjo dhe jam pothuajse i sigurt që do të jetë kështu”.
Ai tha se Serbia ka siguruar gjashtë milionë metër kub gaz nga importi në baza ditore, e cila paguan 270 euro për 1000 metra kub gaz, ndërsa sasia e gazit në Europë është 1700 euro.
“Falë marrëveshjes me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Serbia kursen rreth tetë milionë euro në ditë nga importi i gazit”.