Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se, “sa herë që shkoj në Moskë, do të kthehem si kolonel ose si i vdekur”.
Megjithëse Vuçiqi njihet si aleat i rëndësishëm i presidentit rus Vladimir Putin, kësaj here ai shpalosi se ka një drojë nga vizita në Moskë.
“Unë thashë se do të shkoj në Moskë dhe do të kthehem, siç thonë njerëzit tanë, ose si kolonel ose si i vdekur”, tha Vuçiqi në një emision në Serbi.
Vuçiq disa herë ka marrë kritika nga evropianët dhe amerikanët për bashkëpunimin e tij të ngushtë me Federatën e Rusisë. Përkundër kësaj, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Moskën zyrtare.
Më 25 nëntor, ai do të takojë edhe njëherë presidentin Putin.