5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vuçiq: Kurtit i thashë ti je sikur Hegeli, filozofi më i mirë në botë, ti di gjithçka

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është takuar me dy liderë të Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Munih që u mbajt muajin e kaluar.

- Advertisement -

Në një intervistë me “Foreign Policy”, Vuçiq tha se shumica e serbëve dëshirojnë një konflikt të “ngrirë” me Kosovën, por ai shton se “është i interesuar të vazhdojë dialogun”.

Tutje ai zbuloi se çfarë është biseduar mes tij dhe Kurtit.

“Nuk ishte diskutim i vërtetë. Ishte takim publik, dhe pastaj Kurti dëshiroi të thoshte diçka jo vetëm kundër meje por edhe kundër Thaçit. Dhe unë i thashë “mirë, ti je sikur Hegeli, filozofi më i mirë në botë. Ti di gjithçka”, dhe kjo ishte e tëra. Asgjë e mirë, racionale dhe asgjë që mund të ndihmojë procesin”, tha ai.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë zbuloi edhe bisedën që pati me Sekretarin e Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo.

“Ekziston edhe një çështje tjetër që doja ta theksoja në intervistën tonë nëse është e mundur. Dhe kjo është ajo që unë i thashë Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në atë mëngjes gjithashtu. Ju na kritikoni herë pas here në lidhje me blerjen e armëve ruse, armatime dhe gjithçka tjetër. Në rregull, unë dua të blej armët tuaja, dua të blej armatimet tuaja. Por nuk kam nevojë t’i dëgjoj ato histori, “Pse do ta merrje këtë dhe pse nuk e merr atë?” Doni të shisni apo jo? A i doni paratë tona?”

- Advertisement -

“Dhe atëherë dëgjova për herë të parë, “Mirë, ne jemi të hapur për këtë.” Dhe tani ne do të blejmë më shumë armë nga Izraeli, nga ShBA’ja në të ardhmen, gjithashtu nga Britania e Madhe. Kjo është ajo që diskutova me Kryeministrin Britanik Boris Johnson gjithashtu dy ditë më parë. Unë i thashë: “A dëshiron të shisni?” Vetëm për të ndaluar ankesat e juaja, të të gjithë juve. Vetëm më lëni të blej. Nëse është në rregull, do ta bëjmë. Kjo është e tëra.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit