6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq – Kurtit: Po bëhesh si Paja Patak, mos kërcno më, bëje

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta paraqesë padinë e paralajmëruar kundër Serbisë për gjencid, në vend siç thotë ai – të kërcnojë.

Vuçiq konsideron se këto janë ” truke nga Prishtina”. Ai tha se Kurti po e përsërit paralajmërimin për padi “si Paja Patak, çdo ditë”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Mos kërcno më, bëje. Mos luaj me ne me këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë – ai do të na kërcnojë me një proces gjyqësor për gjencid, dhe ne do të jemi shumë të shqetësuar, kështu që dikush jashtë do të thotë se do t’i parandalojë ata, dhe se ne do ta njohim Kosovën … Mundohuni t’ia shisni ato truket dikujt tjetër, por jo mua”, tha Vuçiq.

Kjo, thotë ai, tregon se “Prishtina në thelb është kundër dialogut”.

Lidhur me raportimet se Kurti do të shkojë në Bruksel së bashku me të mbijetuarën e masakrës, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Vuçiq tha kjo tregon mungesën e vullnetit të Kurtit për dialog.

- Advertisement -

“Ajo vuajti dhe ka një histori të vështirë, por gjithashtu nuk është çështje e tërë kombit, as çështje e demarkacionit territorial dhe mund të bëjmë dhjetëra e qindra njerëz të tillë për t’i sjellë në tavolinë, por kur të bëhet, ka mungesë të dëshirës për të dialoguar”, u shpreh Vuçiq.

Kur u pyet nga gazetarët serbë nëse ia vlen të shkosh në Bruksel, Vuçiq tha se nuk ka alternativë tjetër për dialogun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit