4.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vuçiq: Mos më detyroni t’ju flas se në çfarë presioni ndodhet Edi Rama që u dogj flamuri serb

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar në lidhje me djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke thënë se për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet nën presion.

Vuçiq tha se djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ndodhi.

- Advertisement -

“Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve, ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mos më detyroni të ju tregoj se nën çfarë presioni ndodhet Rama për këtë.

Ky (Ballkani i Hapur) është projekti më i madh i paqes, që Ballkani ka bërë dhe unë besoj se “Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës.

Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi me normën më të lartë kumulative në Evropë gjatë dy viteve të fundit. Ballkani i hapur është Iufta jonë për të pasur të drejtë për një të ardhme sipas dëshirës sonë”, tha Vuçiq në një intervistë për Tv Prva.

- Advertisement -

Kujtojmë se gjatë vizitës së Vuçiç në Tiranë, mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamuri të Serbisë, duke bërë thirrje kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit