5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq në përvjetorin e bombardimeve të NATO’s: Jemi aq të fortë sa të mos i bie ndërmend askujt të na sulmojë më

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot përuroi shtatoren e Veljko Radenovic, nënkolonel i policisë serb që kishte sulmuar Rahovecin më 1998’n me njësitin special të policisë. Këtë person që ka lindur e jetuar në Kosovë, e punoi deri më 1999 në nënshtrimin e fqinjëve të tij shqiptarë në Kosovë, Vucic e ka shpallur hero serb.

Presidenti serb Vucic i ka mëshuar fort nacionalizmit serb tash që ka fushatë zgjedhore dhe duke e parë ngjarjet në Ukrainë. S’lëshoi rastin as sot të përurojë shtatoren e nënkolonelit në policinë serbe e komandant i njësitit special Veljko Radenovic.

- Advertisement -

Vucic e quajti hero të madh Radenovic pasi i ka ‘mbrojtur fëmijët serbë’ kur ishte më së keqi sipas tij. Ai kishte nderuar pas vdekjes ‘gjeneralin’ me urdhrin e Sretenit këtë vit në ditën shtetërore të Serbisë.

Radenovicin e lartësojnë serbët për udhëheqjen e tij në betejën e Rahovecit më 1998 kundër UÇK’së të cilët sipas tyre paskan kryer krime ndaj fëmijëve. Radenovic ka qenë komandant i policisë famëkeqe serbe në Prizren deri më 1999’së dhe vazhdoi në detyrë deri sa vdiq më 2012’n. Policia serbe e asaj kohe lëre që kreu krime lufte bashkë me grupe paramilitare por edhe organizoi fshehjen e dëshmive të masakrave ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Vucic në lëvdatat për këtë person gjeti hapësirë të nxjerrë paralele ende dhe të lartësojë veten dhe të shtojë ca kërcënime.

- Advertisement -

“Ne si shtet gjendemi në një prej situatave më të rënda historike, nuk e dimë se çfarë na sjellë nata, e çka mëngjesi të nesërmen. Por gjithsesi e dimë se politika jonë duhet të jetë një e paqes, stabilitetit, kurrë s’kërkuam diçka më shumë se ajo që na takon. Do të kemi mjaftueshëm mençuri dhe trimëri të mbrojmë atë që është e jona” porositi Vucic.

Ai vazhdoi me këtë qasje të mentalitetit të shtetrrethimit duke i porositur serbët që të jenë të kujdesshëm e të mençur, derisa i porositi që të mos turpërohen të flasin se do të jemi edhe më të fortë.

- Advertisement -

“Jo që do të sulmoni dikë, por që askujt kurrë më mos t’i shkoj as ndërmend që këtë shtet ta sulmojë. Kemi çfarë të mbrojmë” tha Vucic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit