1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq nervozohet pas takimit me Lajçak

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Vuçiq, pas takimit me të dërguarin special të BE-së Lajçak, deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog, se takimi ishte i mirë dhe përmbajtësor, shkruan “B92”.

Lajçak më njoftoi me gjërat më të rëndësishme në Prishtinë.

- Advertisement -

Ne jemi të përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe të gatshëm për vazhdimin e dialogut në secilin moment kur vjen ftesa nga Brukseli.

Serbia mbështet qëllimet dhe aktivitetet e Lajçak, që përmes kompromisit të arrihet zgjidhja që do nënkuptonte pakënaqësi për të dy palët, por pa imponim dhe ultimatum.

Ne marrim pjesë në bisedime me dëshirë që të ketë mirëkuptim dhe të ruajmë interesat tona”, ka deklaruar Vuçiq.

- Advertisement -

“Zgjidhja e kompromisit do të ishte askujt gjithçka e secilit mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Ne mendojmë se nuk duhet të ketë afat dhe insistojmë në përmbushjen e marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin që është obligim e nuk është përmbushur”, tha ai, duke shtuar se Serbia ka përmbushur obligimet e veta.

- Advertisement -

Vuçiq ka shfaqur shenja nervoze në takim duke deklaruar se nëse dikush mendon se ekziston askush që “Serbinë mund ta godas me çekan në kokë dhe t’i thotë se duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë”.

“Unë nuk duhet të shajë, bërtas, të bëjë trika, mjafton atë që them në mënyrë serioze”.

Vuçiq ka reaguar edhe për të përmirësuar Lajçak-un, që mos të thotë dialogu Kosovë-Serbi por Beograd-Prishtinë, pasi kjo de facto është ashtu dhe se disa vende anëtare se kanë pranuar Kosovën si të pavarur.

Ata (në Prishtinë) si papagall kanë përsëritur idenë amerikane për njohje të ndërsjellë, por ” jam i sigurt se nuk ishte e rastësishme, nëse mendojnë me rra.hje të bëjnë shtetin dhe Serbia ta pranojë këtë, kanë ‘bërë pazarin pa hangjinë’”. tha ai.

Lajçak është dëshmitar se i kam ndërprerë dhjetëra herë përfaqësuesit shqiptar në Prishtinë dhe ishte në prag të incidentit, kur përsëritnin njohjen e ndërsjellë si papagall. Ne jemi në pozitë shumë të vështirë me presione të hatashme, pastaj letra e Biden, por duhet të punojmë të arrijmë zgjidhje kompromisi, kemi interesa shtetërore e kombëtare dhe duhet të i ruajmë” tha Vuçiq.

Vazhdimi i dialogut në prill ose maj

Vuçiq konsideron se amerikanët dialogun ia kanë lënë në dorë BE-së.

Ata janë njerëzit që krijuan foshnjën, djepin për të dhe e lëkundin.

U rrit fëmija deri në adoleshent por vazhdojnë ta lëkundin. Ne e kemi edhe më vështirë, na duhet të nxjerrim çka të mundemi për popullin tonë”, tha Vuçiq

Nuk është zgjidhja sharje, braktisja e dialogut dhe nuk është e lehtë të shkohet në Bruksel.

“Në prill apo maj mund të vazhdohet, varësisht nga Prishtina”, tha Vuçiq.

Lajçak: BE nuk mbështet status quo

I dërguari special i BE-së Lajçak kujtoi se vizitën e fundit e kishte para 5 muajve dhe për shkak pandemisë nuk lejohet ardhja më e shpeshtë. Vizitën e nisa në Prishtinë pas zgjedhjeve.

“Dialog është kyç për të dy palët, për të përparuar në rrugën evropiane, status quo nuk është e mirë për asnjërën palë”.

“Shtete anëtare presin vazhdimin e dialogut në besim edhe mënyrë konstruktive, nuk kemi interes për gjendjen status quo”, tha ai.

Ai tha se BE pret përmbushjen e asaj që u arrit në dhjetë vitet e dialogut, BE ka raporte të mira me ShBA dhe tash ky raport kthehet në historinë e mirë të atyre raporteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit