4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuçiq: Nëse Kosova shkel Marrëveshjen e Uashingtonit, ne do t’i tregojmë dhëmbët

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëse Prishtina e shkel marrëveshjen e Uashingtonit, përgjigja e Beogradit do të jetë e fortë.

Sipas tij, Kosova do ta shkel këtë marrëveshje, përmes aplikimit në Këshillin e Evropës, që planifikohet së shpejti.

- Advertisement -

“Është detyrë e jona që ta mbrojmë shtetin tonë dhe Kushtetutën. Përgjigja jonë do të jetë më e fortë se që ata mendojnë. S’ka të bëj me armë, por për një ofensivë diplomatike dhe politike, asgjë më shumë, por ne do të tregojmë dhëmbët”, ka thënë Vuçiq në një adresim para qytetarëve serbë, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq, po ashtu, ka folur edhe për incidentet e shpeshtuara në Kosovë, por nuk ka përmendur sulmet mbi policinë e Kosovës që vinin nga territori serb.

Sipas tij, që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti në qeveri, sulmet ndaj serbëve të Kosovës janë rritur për 50%.

- Advertisement -

Vuçiq ka akuzuar Prishtinën gjithashtu se nuk do dialog me Beogradin. Sipas tij, ajo që ndodhi në Berlin ishte vetëm një tentim për rikthim në dialog.

Ai, duke aluduar në Kurtin, ka thënë se po luan rolin e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, “pa i bërë askush asgjë”. /GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit