4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq para takimit: Pozicioni i Serbisë i vështirë, Kurti më i papërgjegjshmi në negociata

Rekomandime

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, përpara vazhdimit të nesërm të dialogut me Kosovën në Bruksel ka thënë se pozicioni i shtetit ku udhëheq ai është i vështirë.

Ai tha për TV Pink se bisedimet e vështira e presin Serbinë, por se pozicioni i Serbisë është i fortë.

- Advertisement -

Kur u pyet se çfarë do të ndryshojë pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Vuçiq vlerësoi se do të ketë më shumë probleme dhe paqëndrueshmëri, pasi që, siç tha ai, ai është njeriu më i papërgjegjshëm në negociata deri më tani.

Vuçiq njoftoi edhe se se ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, drejtori i të ashtuquajturës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq dhe ekipi i tij do jenë gjithashtu në Bruksel, dhe se ai do të përgatitet mirë për takimin e nesërm.

“Do i lejojmë ata të jenë të fortë dhe kështu tregojnë dobësitë dhe nervozizmin e tyre. Ata po ngacmojnë ministra, pelegrinë, por kështu nuk zgjidh asgjë”, tha i pari i Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit