-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vuçiq: “Për ne nuk ka zgjidhje të kënaqshme – Amerika, Gjermania, Franca nuk do të ndryshojnë mendimin për Kosovën”

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka zbuluar sot se çka mund të ndodhë me Kosovën, duke theksuar se “Për ne këtu nuk ka zgjidhje me fat në çështjen e Kosovës”, shkruan “Alo”.

- Advertisement -

Duke fol për temat kryesore që e preokupojnë Serbinë ai foli për situatën në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

“Pres që pas zgjedhjes së Lajçakut dhe takimeve të vazhdoj dialogu në lidhje me çështjen e Kosovës – por për ne nuk ka zgjidhje të mirë, cila do që tl jetë nuk do jemi të kënaqur. Nuk mendoj se me gënjimin e njerëzve mund të arrijë diçka. Çfarë të bëjë, që të i gënjej, se po marrim dalje në Vlorë, apo se në Kaçanik do përshëndetet fitorja e reprezentacionit tonë” tha Vuçiq.

Ai vazhdoi: “Mos harroni çfarë ndodhi në vitin 99′, apo Lidhjen e Parë dhe të Dytë të Prizrenit, “Balli kombëtar”, formimin e grupit shqiptar të fashistëve, kujtojmë të gjitha këto. Vetëm duhet të kemi të qartë çka kemi trashëguar dhe të kthejmë Kosovën në tavolinën e bisedimeve. Amerika, Gjermania, Franca nuk do të ndryshojnë mendimin për Kosovën” nënvizoi Vuçiq.

- Advertisement -

Vuçiq tha se “duhet të shohim në çfarë situate të pavolitshme jemi me Kosovën, duhet të luftojmë në rrethana të çuditshme. Këto nuk janë gjëra të lehta. Askush nuk mendon për Kosovën, të gjithë duan së pari Vuçiq të heq nga rendi i ditës Kosovën e ata pastaj Vuçiqin” .

Në pyetjen nëse do të “mbijetoj” Kosovën në kuptimin politik ai tha:

- Advertisement -

“Më e rëndësishmja është çka të bëjmë me Kosovën, edhe më e rëndësishme çfarë të bëjmë me popullin tonë atje. Ata që janë kujdestar në kritika, e kanë lehtë, bile diçka kemi stabilizuar. Në dhjetë vitet e fundit ka shumë më pak incidente. Kemi ditur si të ruajmë interesat tona kombëtare, disa na kanë shkatërruar të gjitha gjasat tona për Kosovën. Mos të hedh gjithçka mbi Millosheviqin, shumëçka u humb në regjimin e Brozit , ndërsa njerëzit tanë kanë shitur pronat” – tha ai.

Sipas tij Serbia në secilën ditë bëhet më r fortë, po modernizon ushtrinë, jo të luftojmë po të jemi gati për sigurinë tonë.

“Serbinë që po ndërtojmë askush nuk mund të e shkatërroj, po ndërtojmë autostradë drejt Graçanicës , deri në Nish mund të vijnë për një orë, kemi ndërtuar deri në Preshevë dhe kufirin bullgar, kemi rroga e pensione më të larta” tha Vuçiq

Në pyetjen e analistit Dushko Kovaçeviq se fuqitë e mëdha kanë përcaktuar fatin e Kosovës, ai komentoi:

“Jam i vogël të flas për madhësinë e Kovaçeviqit në kulturë, ndjeheni keq, nganjëherë brengosesh, si ata sqarojnë dhe çfarë fjalë përdorin dhe si iu bëjnë lajka fuqive të mëdha kundër Serbisë. Shikoni kroatët, hungarezët, rumunët dhe bullgarët dhe tjerët në Ballkan, ishin në vendin e tetë për zhvillim ekonomik, tash jemi në vendin e katërtë dhe të parin mund të e arrijmë” tha ai.

Sipas tij thelbi i çështjes është se unë jam gati të dal para popullit edhe të them çfarë është situata, më së lehti është ndërrimi im, por çka bëhet me vendin” pyeti presidenti Vuçiq.

“Më shqetësojnë presionet rreth Kosovës, kjo është përgjegjësi e madhe, i di të gjitha truket, e dij kush punon kundër popullit serb në Kosovë”.

“Vetëm dua të them se nuk jemi në pozitë të njëjtë, Kosova është fëmija i tyre, ata mund të bëjnë çdo gj[ , ne nuk mundemi. Besoj në forcën ekonomike të Serbisë, besoj në vendosjen e raporti ekonomik me shqiptarëve edhe serbëve. Thaçit i lejohet të jetë i papërgjegjshëm, por unë dua të jem. Mua nuk më intereson ajo, mua më intereson çka mund të bëjë për popullin dhe të ruaj territorin. Mos të luaj heroi, nuk ka asgjë nga kjo që ata të bëjnë – tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit