-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Vuçiq po i përgatit serbët për njohjen e Kosovës”

Rekomandime

Lideri i partisë opozitare serbe Dveri, Bosko Obradovic, ka thënë se do të bojkotojë zgjedhjet nacionale në Serbi për shkak se presidenti, Aleksandër Vuciq, po bën publikun gati për ta njohur Kosovën.

- Advertisement -

Në një deklaratë, Obradoviç deklaroi se Vuçiq gjen çdo ditë një justifikim se Kosova nuk mund të jetë më pjesë e Serbisë, dhe bën një prezantim për nënshkrimin e marrëveshjeve të mëparshme sekrete me Hashim Thaçin për delimitimin.

Sipas tij, idea e Vuçiqit për demarkacionin nënkupton së pari njohjen e Kosovës.

“Zgjedhjet mashtruese të javës tjetër kanë për qëllim formimin e një Asambleje të Falsifikuar dhe Qeverisë që do të jetë e gatshme të mbështesë tradhtinë e Vuçiqit ndaj Kosovës”, tha Obradović dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë në votime, duke premtuar se qeveria e ardhshme do të anulojë gjithçka pas rënies së Vuçiqit.

- Advertisement -

‘’Marrëveshjet antikushtetuese do të nënshkruhen pas “zgjedhjeve të rreme”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit