“Mbështetje për serbët në Kosovë”, porositi presidenti i Serbisë sot pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.
Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka postuar fotografi nga takimi në fjalë, dhe te përshkrimi ka shkruar “Mbështetje për serbët në Kosovë!”
Të mërkurën, Lista Serbe i dërgoi një letër presidentit Vuçiq me një kërkesë për ndihmë urgjente, për shkak të njoftimeve nga Srpska se siç thuhet, nga 1 nëntori do të fillojnë t’i konfiskojnë pronat dhe veturat e qytetarëve me targa serbe.