4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vuçiq si asnjeherë më parë flet para popullit serb

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’i adresohet publikut në orën 11.00 me rastin e vizitës së tij të sapo përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vuçiq do të flasë gjithashtu për krizën e migrantëve dhe thirrjet e shpeshta për rrëzimin e rendit kushtetues të Serbisë”, tha zyra e presidentit për bashkëpunim me mediat, raporton Tanjug.

- Advertisement -

Kreu i shtetit serb gjatë qëndrimit në Amerikë është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në Uashington Vuçiq është takuar edhe me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Takimi është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit