2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiq: Sonte s’përfundon asgjë, kemi arritur një lloj marrëveshjeje

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas përfundimit të takimit mes tij dhe Kurtit, takim ky i ndërmjetësuar nga BE.

- Advertisement -

Ai një orë pas përfundimit të takimit iu drejtua gazetarëve duke thënë se për diçka janë dakorduar.

“Sot ka qene dite ne të cilin është dashur të bisedojmë për planin imanentes. Diçka jemi dakorduar.

Këto pika për te cilat jemi dakorduar do të bëhen pjese e kornizës e bisedimeve. Këshilli i Evropës do të vlerësoj zbatimin e planit ky plan do të zgjerohet, edhe pse mua nuk do të më pengonte të mbetej kështu si është.

- Advertisement -

Formimi i Asociacionit është arritja më e madhe që është bërë për dakordimin brenda këtij plani”- tha Vuçiq.

Ai tutje shtoi gjatë deklarimit se në takim është folur edhe për personat e zhdukur.

- Advertisement -

“Kemi theksuar se të dy palët kemi vija të kuqe, s’ka qenë ditë vendimtare por janë bërë disa hapa të mëdhenj në këtë drejtim.

Qytetarëve serb nesër do të ju drejtohem për çdo pikë. Të hënën do të bisedoj me të gjitha grupet parlamentare”- tha tutje Vuçiq.

“Ta shohim nëse do të ketë nevoje për ndonjë akt ligjor që do të rregullohet nga Kuvendi i Serbisë.

Na presin angazhime të mëdha në muajt e ardhshëm, Asgjë s’kam nënshkruar që mos spekulohet rreth kësaj”- shtoi ai.

Për më shumë se 6 orësh ka zgjatur takimi trelateral në qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili deklaroi se pas pak përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të njoftojë për rezulatatet e takimit.

“Përfundoi takimi i nivelit të lartë të dialogut të lehtësuar në Ohër. JosepBorrell do të ju informojë së shpejti për rezultatin”- shkruan Stano.

Takimi trepalësh në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shefit të diplomacisë evropian Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka filluar rreth orës 15:30.

Gjatë kësaj kohë nuk ka pasur deklarime zyrtare për detaje të takimit as nga ana e Qeverisë së Kosovës, por as edhe nga ana e Serbisë apo zyrtarëve nga Bashkimi Evropian.Kanë kaluar më shumë se 12 orë prej kur kanë filluar takimet në qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përpara se të ulen së bashku në tavolinë, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime bilaterale me Borrell dhe Lajçak, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.Në mëngjes kryeministri i Kosovës, ka zhvilluar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Pas këtyre takimeve, Kurti ka takuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovachevski presidentin e këtij vendi, Stevo Panderovski.Përpara se të takonte krerët shtetëror maqedonas, Kurti foli pak para gazetarëve duke thënë se është optimist për takimin e sotëm.

Edhe presidenti serb, Vuçiq ka takuar krerët e shtetit Maqedonas, por nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

Takimi i Ohrit vie pas takimit të 27 shkurtit në të cilin palët ishin dakorduar për planin e BE-së por nuk kishin nënshkruar ndonjë marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit