0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiq sot doli me një plan 10 pikësh

Rekomandime

Në Serbi është duke u zhvilluar seanca e veçantë e Kuvendit të Serbisë, që e ka në agjendë raportin për negociatat me Kosovën për periudhën 1 shtator – 15 janar. Aty po merr pjesë edhe presidenti i këij shteti Aleksandar Vuçiq.

Ai ka prezantuar një plan prej dhjetë pikash për politikën e Serbisë siç thuhet për “periudhën e ardhshme”. Vuçiq ka folur edhe për planin franko-gjerman duke thënë se pika 4 e tij ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, është më e vështira.

- Advertisement -

Ky është plani i Vuçiq sipas mediave serbe ku Kosovës i referohen si “Kosovë e Metohi”

Pika 1: Politika jonë do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Me çdo mjet dhe me çdo kusht do të përmbahemi dhe s’do t’i përgjigjemi provokimeve nëse nuk kërcënohet jeta dhe prona e njerëzve, sepse paqja dhe stabiliteti nuk janë sllogane, është diçka që sjell jetë në Serbi, e cila na lejon të ruajmë mbijetesën biologjike të popullit tonë.

Pika 2: Këmbëngulja në formimin e AKS’së, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Kosovë dhe Metohi, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë.

- Advertisement -

Pika 3: Siguri për serbët në Kosovë dhe Metohi, që askush të mos shqetësohet kur fëmija dërgohet në shkollë, sepse ka emër dhe mbiemër serb.

Pika 4: Jetë më e mirë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi

- Advertisement -

Pika 5: Të diskutohet dhe negociohet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet kyçe lidhur me bashkëpunimin e serbëve dhe shqiptarëve se në çfarë mënyre përfaqësohen ata në ndonjë organ.

Pika 6: Ruajtja e interesave tona jetike shtetërore dhe kombëtare, ruajtja e vendimmarrjes sonë të pavarur, që askush të mos na ndërhyjë, të mos shkojmë në Uashington, Moskë apo Bruksel për të marrë mendim, që vendimet merren vetëm në Serbi, duke respektuar Kushtetutën e Serbisë.

Pika 7: Interesi ynë jetik është të qëndrojmë në rrugën evropiane sepse rruga evropiane nënkupton investime dhe standarde, paga dhe pensione.

Pika 8: Rritja e Serbisë, energjia, ushqimi dhe ushtria, ku ushqimi është shumë i rëndësishëm, ushtria duhet të jetë dy-tre herë më e fortë se sot, sepse e ka ruajtur popullin tonë në Kosovë e Metohi. Ne kemi nevojë për zhvillimin e shëndetësisë, në të cilën duhet të investojmë më shumë.

Pika 9: Vazhdimi i bisedimeve, nuk i ndalim bisedimet, sepse do të ishim plotësisht të izoluar, askush nuk do të fliste me ne dhe nuk mund të funksionojmë vetë në botën moderne.

Pika 10: Pavarësisht të gjitha krizave, pagat do të rriten, do të arrijmë në disa vende të BE-së dhe kjo do t’i kthejë njerëzit në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit