1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq: Trump kërkon njohje të ndërsjelltë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ai nuk është në gjendje të paramendojë propozimin e SHBA, por se e di çfarë mund të jetë propozimi i Bashkimit Evropian.

“Unë mendoj se ideja e tyre tani është të na thonë që ne të mos e kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në KB, por ata nuk dinë se çfarë të na ofrojnë. Pra, ne nuk kemi pse ta njohim zyrtarisht Kosovën, por të mos e kundërshtojmë që ajo të merr një ulëse në KB”, ka deklaruar Vuçiq, për edicionin e sotëm të gazetës serbe “Veçernje Novosti”.

- Advertisement -

“Unë pres”, vazhdoi Vuçiq, “që Evropa do të thotë se ne do të jemi anëtarë të BE brenda disa viteve por edhe atëherë ne nuk jemi në situatë të lehtë, sepse kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Serbisë duhet t’i ofrohet shumë më tepër”, shtoi Vuçiq.

Në konstatimin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përsëriti kërkesën e tij që qëllimi i marrëveshjes të jetë njohja e ndërsjelltë, Vuçiq kujtoi se Donald Trump gjithashtu ka shkruar në Twitter për njohjen e ndërsjelltë.

- Advertisement -

“Ai për këtë ka folur edhe në letrën e dërguar për mua dhe Thaçin, gjë që është shumë më e rëndësishme. Unë nuk mendoj se Amerika do të ndryshojë qasjen e saj, as që do ta bënë këtë Gjermania dhe as Franca. Por a do të pajtohemi ne dhe t’i themi Thaçit – bravo , keni fituar gjithçka…, gjithë çfarë mund të them është se – nuk do të jetë kështu”, ka pretenduar Vuçiq.

Siç pretendoi ai, “do të jetë shumë vështirë dhe do të jemi të ekspozuar ndaj presioneve më të rënda”.

- Advertisement -

“Pavarësisht nëse do të ndodhë në Bruksel apo në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi Vuçiq.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë një takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, me ftesë të Richard Grenellit, të dërguarit special të presidentit amerikan për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit