1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiqi i shqetësuar, Shesheli e uron Putinin “nga thellësia e zemrës”, Daçiqi thotë se “Serbia s’do të jetë kurrë kundër Rusisë”

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e vendimit të kreut të shtetit rus Vladimir Putin për njohjen e dy rajoneve në Ukrainën lindore, vlerësoi se qëndrimi i Serbisë “nuk është i lehtë” dhe se Beogradi do të jetë nën presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

- Advertisement -

Nga Monako, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Vuçiq foli të hënën mbrëma për televizionin pro-qeveritar TV Pink, duke thënë se presioni ndaj Serbisë pas vendimit të Putinit do të jetë më i madh se kurrë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “pavarësisht presioneve, populli serb nuk do ta mbajë kurrë anën e atij që është armik i popullit rus”.

“Duke vëzhguar nga qëndrimi i shtetarëve serbë, më duhet të them se të gjithë jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë. Jemi të vetëdijshëm se kemi probleme me integritetin territorial dhe se do të na bëhet presion për të vendosur për disa masa që duhet të ndërmerren”, tha Daçiq për TV Happy.

- Advertisement -

Ai tha se është e rëndësishme që Serbia “të kujdeset për interesat e veta”, si dhe “të mos dëmtojë marrëdhëniet miqësore me Rusinë”.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Partisë Radikale Serbe, krimineli Vojislav Sheshel e ka uruar Putinin “nga thellësia e zemrës”, për vendimin për t’i njohur si të pavarura rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore.

- Advertisement -

“Në asnjë rrethanë Serbia nuk duhet t’i nënshtrohet presionit dhe t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë vëllazërore”, tha politikani serb i dënuar për krime lufte.

Mediat e Beogradit, disa prej të cilëve mbështesin drejtpërdrejt dhe hapur pushtetin e Vuçiqit në Serbi, kanë raportuar pozitivisht për veprimet e Rusisë, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë tjera perëndimore po i përgatisin sanksionet e para kundër Putinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit