1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiqi përmendi Kaçanikun, reagon ashpër KF Lepenci

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e përmendi qytetin e Kaçanikut sot në një intervistë në Radiotelevizionin e Serbisë.

Ai tha se nuk mund t’i gënjej serbët se kombëtarja e Serbisë në futboll do të pritet në Kaçanik nëse arrin ndonjë sukses, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Çka të bëjë që serbët nuk duan të dëgjojnë këtë.

T’i gënjenj se do të kemi dalje te Vlora dhe se në Elbasan do të bëjmë nuk e di çka, që në Kaçanik do ta presin reprezentacionin serb kur të arrijë diçka’, ka thënë Vuçiq.

Sekretari organizativ i Lepencit, Shemsedin Abazi ka reaguar ndaj presidentit serb, duke thënë se vetëm ëndrra mund të shohin se do ta sjellin ekipin serb në Kosovë.

- Advertisement -

“Siç e kanë humbur luftën, ashtu vetem mund te shohin enderr se mund ta sjellin ekipin serb ne Kosove sepse shteti i Kosoves eshte Zot ne tokat e veta dhe se enderrat e tyre jane te shuara qysh prej luftes se shenjte te UÇK-se”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit