1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiqi tregon përfitimet e shumta të Serbisë nga Mini-Schengeni: Rama tregoi guxim

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për Mini-Schengenin edhe pas kthimit nga Tirana në Beograd.

- Advertisement -

Vuçiq në një intervistë për televizionin serb, O2, e ka vlerësuar lart qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili nuk ka hezituar t’i sulmojë liderët nga Kosova për shkak të mospjesmarrjes në samitin e Tiranës, të organizuar nga ai, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiq e vlerëson si të guximshëm qëndrimin e Ramës lidhur me Mini-Schengenin.

“Me të gjitha mosmarrëveshjet tona për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, në këtë kuptim, ekonomikisht, Edi Rama ka treguar guxim absolut”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

“Gjëja më e rëndësishme për njerëzit është që ata të fitojnë lirinë e lëvizjes, që bizneset tona të fitojnë më shumë. Nëse do të zvogëlonim barrierat kufitare do të kursenim 2.5 miliardë në total, me Serbinë të paktën një miliard. Imagjinoni se çfarë mund të bëhet në Serbi me ato para. Ne do të tërheqim shumë më shumë investitorë sepse ata do të ndjehen shumë më mirë në një treg më të gjerë. Investitorët shikojnë ku ka më pak korrupsion. Ata do të vijnë kryesisht në Serbi. Ne kemi nevojë për punëtorë, a është më mirë për ne që të kemi një punëtor nga Kumanova apo të presim një Kanadez?”, tha Vuçiq.

Takimi për Mini-Schengenin pa Kosovën si pjesë të saj ka ngjallur shumë reagime, kryesisht në Tiranë dhe Kosovë.

- Advertisement -

Reagimet janë shpeshtuar edhe më tepër pas deklaratave të forta të kryeministrit Rama në raport me liderët kosovarë, pasi refuzuan pjesëmarrjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit