-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiqi tregon “se si i bindi” serbët të mos e lejojnë Kosovën në OKB

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se kërkesë e SHBA-së është që të njihet pavarësia e Kosovës, porse këtë sipas tij, ai nuk do ta bëjë kurrë.

- Advertisement -

Vuçiqi në një intervistë të hënën mbrëma në televizionin “Tv Happy”, foli edhe për negociatat me Kosovën, të cilat zhvillohen tash e 10 vjet si dhe për “ndryshimin e qëndrimit të Serbisë”.

Vuçiqi tha se në periudhën 2012-2014, kur ishte zv.kryeministër i Serbisë e Ivica Daçiqi kryeministër, kishte disponim te krerët shtetërorë të Serbisë për pranim të Kosovës në OKB.

“Në kohën kur isha zv.kryeministër në një takim në Bruksel ishim 11 veta. Gjashtë ishin për pranim të Kosovës në OKB, e pesë kundër. Mes këtyre kundër isha edhe unë. Dhe kur e panë që isha kundër dhe në Qeveri kisha popullaritetin më të madh, atëherë edhe të tjerët ndryshuan qëndrim”, ka thënë Vuçiqi, përcjell “Kossev” të martën.

- Advertisement -

Kjo periudhë korrespondon me fillimin e negociatave Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve. Ato po vazhdojnë ende dhe tash për tash ka një “ngërç”.

Kreu i shtetit serb, tha se në vazhdim të procesit të dialogut duhet “të bëhet më e mira për të amortizuar presionin e SHBA-së për njohje të pavarësisë së Kosovës”.

- Advertisement -

“Këtë ua kam thënë edhe emisarëve, por e kam thënë edhe në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se çfarë mund të më ndodh”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit