Kryeministri i serbisë Aleksandër Vuçiç ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë një konferencë për shtyp pasi e ka kapur kolla dhe vetëm uji ka mundur që ta sjellë në ‘terezi’.
Kjo ka qenë një situatë e sikletshme për të pasi ka bllokuar konferencën dhe për disa momente mezi ka marrë frymë ndonëse ka filluar të pijë ujë.
Pasi e ka kaluar këtë moment Vuçiç ka thënë nuk ka asgjë për tu shqetësuar, duke theksuar se nuk është me koronavirus ndonëse e di që shumë persona do të ishin të lumtur po të ishte e vërtetë.
“Unë vetëm u kollita, për të mos u shqetësuar, nuk është koronavirus. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte koronavirus, por nuk është”, tha Vuçiq.