4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vuçiqit nuk i fshihet postimi edhe pas shumë raportimeve të shqiptarëve

Rekomandime

President serb, Aleksander Vuçiq, në rrjetin social “Instagram” para dy ditësh ka postuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të, e qe ky provokim ngjalli reagime të shumta. Shqiptarët në rrjete sociale janë organizuar ta raportojnë postimin, ndërsa Instagram u ka kthyer përgjigje disa prej tyre.

Shumë qytetarë në Kosovë, përdorues të rrjeteve qytetare, filluan që të raportojnë këtë fotografi, duke krijuar edhe një peticion për fshirjen e këtij postimi, por edhe duke komentuar në të me flamur të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Kësaj iniciative iu bashkuan edhe emra të njohur si Robin Krasniqi, Florian Marku, Morena Taraku e shumë të tjerë.

- Advertisement -

Menaxheri i rrjeteve sociale, Dardan Hasku, thotë se Vuçiqit nuk i është fshirë postimi, pasi, ai nuk paraqet përmbrajtje të papranueshme për standardet e rrjetit sociale “Instagram”.

“Instagram kur ka shumë raportime e shikojnë manualisht dhe e vlerësojnë se a i ka shkele rregullat e Instagramit postimi, sipas tyre postimi i tij nuk paraqet shkelje të rregullave dhe se vështirë të fshihet.”

- Advertisement -

“Instagram” i ka kthyer përgjigje një ndjekësi duke thënë se nuk e kanë fshirë fotografinë e presidentit serb për shkak se nuk paraqet shkelje të rregullave.

- Advertisement -

Fotografia largohet nga profilet e qytetarëve të cilët e kanë raportuar atë, por i njëjti nuk është fshirë.

Po ashtu kanë reaguar edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokraitke të Kosoës, Enver Hoxhaj, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Deri në këto momente qindra qytetarë e kanë nënshkruar këtë peticion, ndërsa nuk ka ndonjë reagim ende nga Qeveria në detyrë apo Presidenca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit