1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulin e dëshmon se ka huqur plotësisht: Ndoshta SHBA-ja dhe BE-ja duan të më largojnë, një aksident i jep fund jetës time

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ish-bashkëpunëtori i gruas së Sllobodan Millosheviqit, ka folur përsëri pas reagimeve të forta që i mori nga ndërkombëtarët rreth deklaratës për mohimin e Masakrës së Reçakut.

Vulin është futur në paranojë, teksa thotë se dikush mund t’ia inskenojë ndonjë aksident automobilistik.

- Advertisement -

“Ndoshta BE dhe SHBA më në fund do të arrijnë të më largojnë nga qeveria e Serbisë, ndoshta dëshira e tyre është që të mos jem në qeverinë e ardhshme, ndoshta një aksident i bukur automobilistik do t’i japë fund jetës time, por e vërteta për Reçakun nuk bëhet e dukshme dhe e provuar, asgjë nuk mund të bëhet pa thënë të vërtetën për Reçakun dhe arsyen fiktive të agresionit të NATO-së”, ka thënë Vulin.

Ai tutje ka kritikuar SHBA’në dhe Bashkimin Evropian se si heshtin ndaj deklaratave të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për krijimin e Shqipërisë së Madhe, derisa përmend edhe Gotovinën e Haradinajn.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit