1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vulin: Gjermania po i armatos terroristët shqiptarë, e gjithë bota duhet të shqetësohet

Rekomandime

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka dhënë dritën e gjelbër për ta armatosur Kosovën, ka raportuar mediumi rus, Sputnik. Pas kësaj ka reaguar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

- Advertisement -

Vulin ka thënë se armatosaja e ushtrisë së Kosovës nga ana e Gjermanisë është shkelje e ligjieve ndërkombëtare dhe mesazh për Serbinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se “t’u japësh armë terroristëve shqiptarë, udhëheqësit e të cilëve kanë aktakuza nga Haga për krime lufte, dhe të shpresosh për paqe dhe stabilitet në rajon është ose hipokrizi, ose çmenduri”

“Kur Gjermania tregon forcën ushtarake, e gjithë bota duhet të shqetësohet për të ardhmen e saj. Historia po përsëritet”, tha Vulin.

- Advertisement -

Sipas mediumit rus, autoritetet në Prishtinë kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e inteligjencës gjermane për prokurimin e topave dhe sistemeve të raketave antitank për ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e armëve të vogla dhe armë moderne të këmbësorisë.

Me armatimin e Kosovës, sipas Sputnikut Gjermania po i shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 e ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

- Advertisement -

Shqiptarët e Kosovës deri më tani, shkruan Sputnik, kanë shpenzuar rreth 170 milionë euro në Gjermani për blerjen e armëve, pajisjeve dhe trainimit të anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe po negociojnë blerjen e pushkëve automatike gjermane G-36 (Heckler dhe Koch) dhe tankeve Leopard 2.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit