3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vulin në bashkëpunim me RTS-në publikojnë dokumentarin propagandues kundër UÇK-së

Rekomandime

Ministria e Brendshme e Serbisë e drejtuar nga miku i Vladimir Putinit, Aleksander Vulin dhe televizioni publik serb kanë bashkuar forcat për të bërë atë që dinë më mirë, propagandën tipike serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri kjo që kishte lindur si rezultat i aspiratës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe çlirim nga regjimi gjenocidal i shtetit të Serbisë në krye me krimineIin e Iuftës Sllobodan Millosheviq.

Në këtë seri propaganduese të dokumentarëve kundër UÇK’së të titulluar “Dosja e Kosovës- 98”, propagandohet se kinse janë zbuluar gjëra të panjohura për publikun deri tash, të ndodhura në qershorin 1998 në Opterushë e Rahovec.

- Advertisement -

Autorja e kësaj serie, Sladjana Zaric, e ka falënderuar Aleksander Vulinin për mbështetjen në realizimin e një propagande të tillë.

Zaric e cila nuk ngurron që ta cilësojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “terroriste”, propagandon për ngjarje që kinse sipas saj kanë ndodhur në vitin 1998 e ku “100 serbë ishin rrëmbyer”

“Dëshirojmë të sjellim, do të thosha, për herë të parë, dëshmi shumë tronditëse të pjesëtarëve të kombësisë shqiptare të dhëna gjatë procesit gjyqësor në Tribunalin e Hagës, të cilat u zhvilluan kundër Fatmi Ljimajt dhe Ramush Haradinajt” ka thënë Zaric, shkruan telefgraf.rs.

- Advertisement -

Vulin si sponzorues i kësaj propagande serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditë më parë ka nderuar krimineIin e Iuftës, Sllobodan Millosheviq, i cili ka vdekur në Hagë pa e marrë verdiktin e drejtësisë për KrlMET monstruoze dhe masakrat kundër civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur në Kosovë për të cilat shteti i Serbisë është përgjegjës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit