4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vulin përsëri përdor emër fyes për shqiptarët, në përgjigje të akuzës nga Kamberi

Rekomandime

Pas akuzës nga deputeti shqiptar Shaip Kamberi se në media edhe nga zyrtar duke përmendur Vulinin përdoren terma fyes ndaj shqiptarëve, ministri aktual Vulin ka reaguar se “shpreson se kamberi e paguan rrymën dhe dëshmon se dekadat në të cilat nuk e ka bërë atë janë vetëm e kaluar e errët”.

- Advertisement -

Ky është reagimi që bëri Vulin ndaj kamberit që e kishte akuzuar për termat fyes ndaj shqiptarëve, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas vulin në “Amësinë serbe” fjala “shqiptar” nuk është term fyes, si nuk është fyese të quhen shqiptarët ashtu si e quajnë ata vetën.

Kështu Ministri i Punëve të Brendshme Vulin reagoi në deklaratën e deputetit nga Bujanovci, Shaip Kamberi që ka thënë se Vulin duke përdor terma fyes për shqiptarët “nuk e respekton Serbinë dhe ligjet e saj”.

- Advertisement -

Vulin ka porositur se , sa më parë që Kamberi e ndryshon në gjuhën e vetë emrin e popullit të vetë, ai do të nis ta quaj ashtu

“Është interesant se zotëri Kamberit nuk i pengon se UÇPMB e kam quajtur terroriste, ndërsa i pengon se kam thënë se atë e përbëjnë shqiptarët.

- Advertisement -

Siç dihet Vulin dhe në media serbe shpesh përdoret termi shqiptar, por pa shkronjën q, që është term fyes edhe si e tillë cilësohet nga shqiptarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit