1.5 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vulin: Presidenti im e admiron Rusinë – Vuçiq dhe Putin janë miq

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i qeverisë serbe, Aleksandar Vulin ndodhet në Kazan, ku po zhvillohet samiti i BRICS i organizuar nga Vladimir Putin.

- Advertisement -

Dhe me këtë rast, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij rus janë miq.

“Serbia shpreh shpresën se do të ketë mundësinë të bëhet anëtare e BRICS”, ka thënë Vulin, sipas të cilit, bëhet fjalë për “një organizatë që ofron liri më të madhe dhe nuk kërkon ndryshimin e sistemit politik ose anëtarësimin në regjimet e sanksioneve”.

Ai theksoi se Serbia ndihet e mirëpritur në mesin e vendeve mike të BRICS, të cilat, siç tha ai, “ofrojnë lirinë e zgjedhjes”.

- Advertisement -

Vulin gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë është përkrahës i madh i miqësisë me Rusinë dhe se e respekton historinë dhe kulturën e saj.

“Presidenti im me të vërtetë e admiron historinë e Rusisë, kulturën e saj dhe ai është një mbështetës i palëkundur i miqësisë midis Rusisë dhe Serbisë. Dhe, nëse mund të them kështu, Vuçiq dhe Putin janë miq”, citohet të ketë thënë Vulin.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se Vuçiq planifikon të marrë pjesë në festimin e 80 vjetorit të fitores mbi nazizmin në Moskë dhe se pret një takim mes presidentit Vuçiq dhe presidentit Putin në Moskë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit