1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vulini i përgjigjet ShBA-së: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por s’mund të na detyroni ta njohim Kosovën

Rekomandime

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin i ka reaguar ashpër Departamentit Amerikan të Shtetit, që kritikoi Sebinë lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut. Ai tha se DASH-i po shpif lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -

Vulin i ka thënë SHBA-së se s’mund ta detyrojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Ju jeni vend më i fuqishëm dhe më i madh, mund të na shpifni dhe shkatërroni, mund ta përmbysni Vuçiqin dhe t’i sillni disa të dobët që do të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës, ta njohin Kosovën, të largohen nga Republika Srpska, ju mund të na sillni pushtetin me forcë, por nuk mundeni të na detyroni ta zgjedhim. Ne nuk jemi forcë, por as nuk jemi hipokritë”, tha Vulin, raporton B92.

Ministri serb tha se “Qeveria e SHBA-së mund të kritikojë, por duhet ta dijë që kritika vlen po aq sa gatishmëria për të zbatuar gjithçka në vetvete”.

- Advertisement -

“Një vend ku Senati mbron veten edhe me koston e jetës së protestantëve nuk duhet të kërkojë nga policia serbe që të mos e mbrojë Kuvendin. Qeveria e një vendi ku konfliktet racore janë masive dhe krimet e rastit të urrejtjes janë të zakonshme nuk duhet të akuzojë lehtësisht Serbinë për krimet e urrejtjes”, tha Vulin, duke komentuar raportin e Departamentit të Shtetit.

“Serbia është një vend i lirë dhe drejtohet nga një njeri i lirë”, theksoi Vulin.

- Advertisement -

Së fundmi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kësaj kërkese Vuçiqi iu përgjigj sot para gazetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit