2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuqiç ‘i mahnitur’ nga raketat ruse: Janë armë të tmerrshme

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte dalë i mahnitur nga stërvitja ushtarake “Mburoja Sllave”në Batajnica, ku nga Komandën Qendrore e stërvitjeve kishte deklaruar se nuk e kishte paramenduar një armë të tillë të rrezikshme, transmeton Gazeta Metro.

“Kam qenë tek aeroportet e tyre, kështu diçka nuk kam parë, thjeshtë kur lexoni diçka e i shikoni web site e gazeta mendoni se nuk është e vërtetë, që është e pamundur, ju duket sikur ëndërr, por ja ‘eta pravda’ (është e vërtetë në rusisht)”, tha Vucic për televizionin publik serb RTS.

Siç vlerësoi ai, sistemi kundër ajrore Pancir S-1 dhe S-400 janë ‘armë të tmerrshme’.

- Advertisement -


Dyshimet e paralajmërimet se Rusia po hy në Ballkan tani më vetëm sa do të shtohen pas deklaratave të Vucic. Mediat ruse dhe disa serbe po spekulojnë se Rusia është e gatshme të i shesë këtë sistem kundër ajror rus, S-400.

Serbia ka marrëveshje për blerje të helikopterëve luftarak nga Rusia dhe personeli i tyre po trajnohet në fabrikën ruse për pilotim dhe mirëmbajtje të tyre.

Presidenti serb Vucic kishte paralajmëruar se do të vizitonte Moskën në dhjetor, deri sa Kryeministri rus Dmitry Medvedev qëndroi në Beograd javën e kaluar kur u nënshkruan marrëveshje të shumta bashkëpunimi.

- Advertisement -

Sot në Moskë qëndron Kryeministrja serbe Ana Brnabic ku do të nënshkruaj marrëveshjen për anëtarësim në Unionin Ekonomik Euro Aziatik të udhëhequr nga Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit