0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

VV arsyetohet për TVV’në: Nuk ka frekuenca e as skema programore

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje është bërë subjekti i parë politik në Kosovë, që ka hapur televizionin e saj.

Ky veprim i partisë më të madhe aktualisht në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta.

- Advertisement -

Por, zyrtarë të Vetëvendosjes për kanë dhënë detaje, se për çfarë është hapur ky televizion i cili do të transmetohet në kanalin youtub, dhe çfarë do të përmbajë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se TVV, nuk do të jetë i ngjashëm me televizionet e klasike, i cili nuk do të ketë as frekuenca nacionale dhe as skemë programore.

“TVV është një projekt i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nuk është as përafërmi i ngjashëm me televizionet klasike. Nuk ka e as nuk do të ketë frekuenca nacionale, skema programore apo tipare tjera çfarë e karakterizon një televizioni konfencional”

- Advertisement -

“Ai është paraparë kryesisht si një hapësirë shtesë një platformë tjetër, nëpërmjet së cilës Lëvizja Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj prezantojnë aktivitetet dhe qëndrimet e tyre”, është shprehur Kryeziu.

Sipas tij, hapja e televizionit nuk është as reagim apo kritikë ndaj punës së medieve dhe hapësirës që zyrtarët e Vetëvendosjes kanë në media. Ai ka thënë se bashkëpunimi me mediet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë deri më tani.

- Advertisement -

“Nuk është kritikë ndaj medieve, është vetëm një vazhdimësi e produkteve të formave të komunikimit që Lëvizjes Vetëvendosje i ka me qytetarët e Republikës së Kosovës, ngjashëm sikur që ka pas aktivitetet të tilla brenda faqes në Facebook të saj”

“Bashkëpunimi do të vazhdoj me media, ashtu siç ka vazhduar edhe në të kaluarën. Gjithçka do të vazhdojë ashtu siç ishte në raport me mediet”, është shprehur Kryeziu.

Pas lajmit për hapjen e këtij kanali televiziv nga Vetëvendosje, ka pasur zëra që ky kanal do të përdorët për propagandë nga kjo parti.

Por, sipas Kryeziut kritikat kanë qenë të paragjykuara, ndoshta edhe për shkak të mungesës së informacioneve.

“Kritikat sa do të mirëseardhura, kanë qenë pak sa impulsive dhe paragjykuese sepse kanë pasur shumë pak informacion se çfarë do të përmbajë. Dhe jam i sigurt që kur kjo të bëhet e qartë se TVV është vetëm një platformë shtesë hapësirë dhe kjo nuk ndryshon asgjë në raporton se që VV dhe zyrtarët e saj kanë me mediumet tjera, konsideroj që nuk do të jenë kritikat e njëjta”, është shprehur Kryeziu raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Federata e Gazetarëve Evropianë ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje dje publikisht ka lansuar edhe televizionin e saj partiak.

Siç shkruan EFJ, televizioni i hapur nga partia që drejton Albin Kurti s’ka të bëjë me gazetarinë dhe se është vetëm një mjet propagandues në shërbim të partisë.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, i krijuar drejtpërdrejt nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit